Korçë,Nishani: Më 6 tetor tryezë të 
rrumbullakët për reformën në drejtësi

Korçë,Nishani: Më 6 tetor tryezë të <br />rrumbullakët për reformën në drejtësi
KORÇË - Presidenti Nishani ka paralajmëruar organizimin e një tryeze të rrumbullakët për reformën në sistemin e drejtësisë më 6 tetor të këtij viti. Sipas tij Reforma në drejtësi përbën jo vetëm një rekomandim të qenësishëm të raportit të progresit të Komisionit Evropian, por edhe një domosdoshmëri të kohës.

Deklarata e Presidenti Nishani ka ardhur gjatë prezantimit të Projektit “Për një drejtësi pa vonesa”, që u zhvillua nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me mbështetjen e Programit të USAID për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST) dhe Prezencës së OSBE-së në vendin tonë.

Sipas tij, administrimi i procesit të gjykimit së bashku me administrimin e veprimtarisë së gjykatës, është një përgjegjësi e përbashkët.

Projekti “Për një drejtësi pa vonesa” dhe projekte të tjera që kanë për qëllim rritjen cilësore të veprimtarisë së gjykatave për Nishanin duhet të përkrahen dhe të nxiten nga nivelet drejtuese në drejtësi, si dhe të mirëpriten dhe zbatohen me sukses nga strukturat zbatuese

Më tej Nishani shtoi se me marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë, u bë e qartë se ka ende angazhime për tu përmbushur.

“Nën këtë frymë nxitëse, reforma në drejtësi përbën jo vetëm një rekomandim të qenësishëm të raportit të progresit të Komisionit Evropian, por edhe një domosdoshmëri të kohës, në vijim të konsolidimit të shtetit ligjor dhe demokracisë funksionale në Shqipëri.”- tha Nishani.
 
Ndërkohë që vlerësimet e deritanishme të agjencive të specializuara ndërkombëtare për situatën aktuale të sistemit gjyqësor në Shqipëri, sipas kreu të shtetit  do të shërbejnë si pikënisje për propozime konkrete se ku dhe si duhet të përqendrohet reforma në sistemin gjyqësor shqiptar.
“Cilido aktor apo faktor i përfshirë në reformën në drejtësi, duhet ta konceptojë dhe ta pranojë atë si një paketë të plotë që garanton efekte afatgjata dhe të qëndrueshme. Sovrani i ka dhënë ligjvënësit instrumentin më efikas, ndaj forcat politike kanë në dorën e tyre përmirësimin gjithmonë e më shumë të legjislacionit, krijimin e një mjedisi sa më të përshtatshëm për funksionimin e një sistemi sa më përsosur, sa më të qëndrueshëm por edhe sa më të besueshëm.”-tha Nishani.
 
Pas përfundimit të fjalëve të rastit, në njërën prej sallave ku zhvillohen zakonisht gjyqet e çështjeve penale, Presidenti Nishani dhe të pranishmit e tjerë ndoqën nëpërmjet një seance imituese nga të rinjtë korçarë, një demonstrim të teknikave të administrimit aktiv të çështjeve gjyqësore, që zbatohen nga Gjykata në kuadër të Projektit “Për një drejtësi pa vonesa”.

Në ceremoninë e prezantimit të projektit ishin të pranishëm edhe Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia, Ambasadori i SH.B.A-së, Alexander Arvizu, Kreu i Prezencës së OSBE-së, Florian Raunig.

Fjala e plotë e Nishanit në prezantimin e projektit “Për një drejtësi pa vonesa” në Gjykatën e Korçës
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur

Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur