KORCE- Përçahet koalicioni i djathtë në zgjedhjet e pjesshme lokale për kreun e ri të bashkisë së Korcës, që pritet të mbahen në 3 nëntor.
Partia Demokristiane, pjesë e koalicionit opozitar, del në mbështetje të kandidatit të Partisë Socialiste, Sotiraq Filo.
Ka qënë nënkryetari kësaj force politike në qytetin e Korçës, Edmond Skënderasi, i cili nëpërmjet një deklarate për mediat shprehu mbështetjen e Demokristianëve të qytetit juglindor, ndaj kandidatit të së majtës.
Sipas Skënderasit, ky vendim vjen për shkak të mungesës së alternativave që ofron kandidati i Partisë Demokratike, Sotiraq Stratobërdha.
Ndërkohe që edhe Fryme e re Demokratike i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kandidatit të Partisë Socialiste, Sotriaq Filo, për të bashkëpunuar në zgjedhjet bashkiake të tre nëntorit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com