KORÇË-Tre makina janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Korçës, ku fatmirësisht ka vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40 në lagjen nr. 17 në garazhin në pronësi të një qytetari me emrin Ilir Mete. Një nga automjetet që u dogj ishte në pronësi të Metes, ndërsa dy të tjerat të një tjetër qytetari, Mehmet Dadushit.
Por kush është ai? Mehmet Dadushi në vitin 2017 u shpall në kërkim së bashku me një tjetër person për plagosjen me armë zjarri të Mina Zoja në 19 dhjetor të vitit 2017. Mina Zoja sipas hetimeve të para tre viteve rezultoi të ishte dënuar në Shqipëri dhe Gjermani për trafik droge, ndërsa ngjarja u dyshua se kishte lidhje pikërisht me prishjen e pazareve të drogës.
Ndërkohë që pista e parë e hetimit nga organet në Korçë është pikërisht fakti se objektiv i zjarrit të qëllimshëm kanë qenë makinat e Mehmet Dadushit nisur nga precedentët.
Si bien dot gomarit e i bien samarit lale ca jon keta tipa legena
PërgjigjuA eshte e Ilir Metes president apo ndonje Ilir Meta tjeter?sqaronie lajmin se pote ishte e presidentit po me dhimset se gjynaf fukaraj.
PërgjigjuI pshurrsha termin pronar për nje garazh! Pronarë ketu e pronarë atje, prona kendej e prona andej, prona e ketij apo prona e atij etj. Shqiptari paska vdekur për nje copë pronë apo dhe me keq akoma, ta quajne pronar. Nje hale të kete mjafton qe ta quajnë pronar i halese!
Përgjigju