Korçë, plagosën të dënuarin
për drogë, në kërkim dy autorët

Korçë, plagosën të dënuarin<br />për drogë, në kërkim dy autorët<br>
Policia ka zbardhur ngjarjen e mbrëmshme ku mbeti i plagosur 39-vjeçari Mina Zoja dhe ka identifikuar dy autorët të cilët janë shpallur në kërkim. Pas hetime janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 39-vjeçari Mehmet Dadushi dhe 59-vjeçari Sefer Dadushi.

Mina Zoja rezulton të jetë dënuar në Shqipëri dhe Gjermani për trafik droge, ndërsa ngjarja e djeshme dyshohet të ketë lidhje pikërisht me prishjen e pazareve të drogës. Burimet nga policia bëjnë me dije se fillimisht ka pasur përleshje midis 39-vjeçarit dhe 8 personave të tjerë. Pasi janë përleshur fizikisht me 39-vjeçarin, ata janë larguar me shpejtësi, por janë kthyer më pas dhe e kanë qëlluar me armë në këmbë.

"Nuk i njoh personat që më qëlluan", ka deklaruar ai përpara grupit hetimor. Megjithatë policia po heton pistën e një konflikti të vjetër mes të plagosurit dhe autorëve.

Korçë
Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 19.12.2017, ku u plagos me armë zjarri një person. Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti i përdorur nga autorët. Në vijim të informacionit paraprak datë 19.12.2017, ju informojmë se specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan proçedimin penal dhe po punojnë për kapjen e shtetasve :

M.D, 39 vjeç, dhe S.D, 59 vjeç, të dy banues në Korçë. Pasi më datë 19.12.2017, tek një lokal në aksin rrugor Korçë- Ersekë, për motive të dobëta kanë plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasin M.Z, 39 vjeç, banues në Korçë, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin e Korçës është dërguar për ndihmë të speçializuar në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë është sekustruar mjeti të cilin kanë përdorur autorët e dyshuar të ngjarjes. Po punohet për identifikimin e kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim si edhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 76,22, 278 e 25 të Kodit Penal.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë