Korçë, plagosën të dënuarin
për drogë, në kërkim dy autorët
Policia ka zbardhur ngjarjen e mbrëmshme ku mbeti i plagosur 39-vjeçari Mina Zoja dhe ka identifikuar dy autorët të cilët janë shpallur në kërkim. Pas hetime janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 39-vjeçari M. D. dhe 59-vjeçari S. D.
Policia ka zbardhur ngjarjen e mbrëmshme ku mbeti i plagosur 39-vjeçari Mina Zoja dhe ka identifikuar dy autorët të cilët janë shpallur në kërkim. Pas hetime janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 39-vjeçari Mehmet Dadushi dhe 59-vjeçari Sefer Dadushi.
Mina Zoja rezulton të jetë dënuar në Shqipëri dhe Gjermani për trafik droge, ndërsa ngjarja e djeshme dyshohet të ketë lidhje pikërisht me prishjen e pazareve të drogës. Burimet nga policia bëjnë me dije se fillimisht ka pasur përleshje midis 39-vjeçarit dhe 8 personave të tjerë. Pasi janë përleshur fizikisht me 39-vjeçarin, ata janë larguar me shpejtësi, por janë kthyer më pas dhe e kanë qëlluar me armë në këmbë.
"Nuk i njoh personat që më qëlluan", ka deklaruar ai përpara grupit hetimor. Megjithatë policia po heton pistën e një konflikti të vjetër mes të plagosurit dhe autorëve.
KorçëZbardhet ngjarja e ndodhur më datë 19.12.2017, ku u plagos me armë zjarri një person. Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti i përdorur nga autorët. Në vijim të informacionit paraprak datë 19.12.2017, ju informojmë se specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan proçedimin penal dhe po punojnë për kapjen e shtetasve :
M.D, 39 vjeç, dhe S.D, 59 vjeç, të dy banues në Korçë. Pasi më datë 19.12.2017, tek një lokal në aksin rrugor Korçë- Ersekë, për motive të dobëta kanë plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasin M.Z, 39 vjeç, banues në Korçë, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin e Korçës është dërguar për ndihmë të speçializuar në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e Policisë është sekustruar mjeti të cilin kanë përdorur autorët e dyshuar të ngjarjes. Po punohet për identifikimin e kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim si edhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 76,22, 278 e 25 të Kodit Penal.
Er.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?
-
Po
44.4%
-
Jo
51.1%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 7206
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Detajet/ Si u vra babai i Andrea Kalemit dhe dy të tjerët! Autorët erdhën me makinë të zezë, njëri zbriti dhe qëlloi me breshëri kallashi
21 Korrik, 07:41
-
Report Tv sjell pamjet nga atentati i trefishtë në Memaliaj, vendi i ‘larë në gjak’, xhamat përtokë nga breshëria e kallashit
21 Korrik, 07:19
-
Atentati i trefishtë në Memaliaj, i plagosur rëndë edhe vëllai i Shyqyri Kalemit! Ishin në tavolinë bashkë
21 Korrik, 07:09
-
Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, saga e krimeve që pasoi ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt e Edmond Papës në 2022
21 Korrik, 01:49
-
Tre të vrarë në Memaliaj, ekzekutohet babai i Andrea Kalemit! Dy djemtë i shpëtuan atentateve në Greqi e Tiranë
21 Korrik, 01:28
-
Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, autorët u larguan drejt Mallakastrës ku dhe dogjën makinën! RENEA në aksion për arrestimin e autorëve
21 Korrik, 01:24
-
Atentat i trefishtë në Memaliaj/ Ekzekutohet me breshëri kallashi babai i Andrea Kalemit, në gjendje të rëndë xhaxhai! Vritet klienti e kamarieri! Pistë hetimi hakmarrja (VIDEO)
21 Korrik, 00:12
-
U infektua me COVID-19, mjeku i BIden zbulon gjendjen e presidentit të SHBA-së
20 Korrik, 22:59
-
Donald Trump nuk gjen qetësi, pas atentatit kërcënohet me jetë së bashku me zëvendësin e tij
20 Korrik, 22:42
-
Përpjekjet për të qëndruar në garë mes thirrjeve të demokratëve për t’u tërhequr, një provë për fushatën e Presidentit Biden
20 Korrik, 22:33
-
Kaosi me sistemet e IT në botë, Microsoft: 8.5 milionë kompjuterë u goditën nga incidenti
20 Korrik, 22:14
-
23 mijë grekë në Shqipëri, OMONIA: Refuzojmë të dhënat e Censit, mungesë transparence! Regjistrim i posaçëm për minoritarët
20 Korrik, 21:59