Korçë/ Plagosi me thikë ish-partneren, arrestohet 41-vjeçari! Deklarata e gruas: Më ka përndjekur prej 3 vitesh, e kam denoncuar disa herë në Polici

Korçë/ Plagosi me thikë ish-partneren, arrestohet 41-vjeçari! Deklarata e gruas: Më ka përndjekur prej 3 vitesh, e kam denoncuar disa herë në Polici

Foto ilustruese

KORÇË - Policia në Korçë ka arrestuar 41 vjeçarin që plagosi ditën e djeshmë ish partneren e tij në lagjen nr.3 të Korçës.

Në dëshminë e saj Mandarina Çela ka thënë se 41 vjeçari kishte 3 vite që e përndiqte. Madje njëherë i ka shkuar edhe në shtëpi ku është konfliktuar me burrin e saj.

"Ai më ka përndjekur prej tre vitesh, nuk e kisha njohur më parë. Tek Katedralja e Korçës e kam takuar për herë të parë dhe më kërkoi të pinim kafe. E denoncova në polici disa herë. Për këtë gjë ai u dënua dhe e futën ne arrest shtëpie. Një herë më ka ardhur në banesë dhe aty është përplasur me burrin, policia erdhi e mori.

Dje kur ndodhi ngjarja më doli përpara rreth orës 9:30, i thash që të largohej dhe mos më dilte përpara. Aty më nxorri thikën, më shtriu poshtë dhe më vuri thikën në grykë. Pastaj humba ndjenjat", ka thënë gruaja.

Sipas burimeve konfidenciale bëhet e ditur se 41 vjeçari pasi është arrestuar nga policia ka dhënë deklaratën paraprakë në të cilën ka sqaruar se me Mandarina Çelën e datëlindjes 1978 nuk e kishin shkëputur marrëdhënien.

“Unë pasi mbarova masën e arrestit u largova për në Greqi dhe pasi jam kthyer kam rinisur me Mandarinën marrëdhënien tonë duke konsumuar biseda telefonike, më pas Mandarina ka dashur ta shkëpusë marrëdhënien tonë gjë që unë nuk pranova dhe në gjaknxehtësi e sipër e kam goditur me thikë”.

Këto kanë qënë fjalët që 41 vjeçari ka rrëfyer përpara policisë së Korçës ndërkohë që do të jenë veprimet e tjera hetimore që do të zbardhin ngjarjen e rëndë.

Manderina Çela u plagos me thikë në zonën midis mjekrës dhe qafës nga Ilir Çami mëngjesin e së mërkurës.

Plaga nuk ka qenë shumë e rëndë dhe aktualisht Çela ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë Ilir Çami pritet të njihet me masën e sigurimit në ditët në vijim.

'Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 3, Korçë, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, shtetasin I. Ç., 41 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, pasi goditi me thikë shtetasen M. Ç., e cila aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.'' thuhet në njoftimin e policisë.  

G.K/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Plagosja me thikë në Korçë/ Flet për Report Tv e bija e Mandarina Çelës: Nëna ime nuk ka patur raporte intime me autorin! E përndiqte prej 3 vitesh, donta ta vriste

Plagosja me thikë në Korçë/ Flet për Report Tv e bija e Mandarina Çelës: Nëna ime nuk ka patur raporte intime me autorin! E përndiqte prej 3 vitesh, donta ta vriste