Plagosja me thikë në Korçë/ Flet për Report Tv e bija e Mandarina Çelës: Nëna ime nuk ka patur raporte intime me autorin! E përndiqte prej 3 vitesh, donte ta vriste

Plagosja me thikë në Korçë/ Flet për Report Tv e bija e Mandarina Çelës: Nëna ime nuk ka patur raporte intime me autorin! E përndiqte prej 3 vitesh, donte ta vriste

Vendi ku ndodhi plagosja

Gazetari i Report TV Armand Braho ka zhvilluar një bisedë telefonike me një prej fëmijëve të Mandarina Çelës, e cila mbeti e plagosur një ditë më parë në qytetin e Korçës, nga shtetasi 41-vjeçar Ilia Cani. Sipas vajzës së Mandarina Çelës, nëna e saj nuk ka pasur raporte intime me autorin e ngjarjes, por ai e përndiqte prej tre vitesh dhe kishte qëllim për të vrarë atë.

Ilia Cani e ka përndjekur më herët nënën tuaj?

Para tre vitesh kemi pasur një histori, më pas u shfaq ky person. Aty i ka kërkuar një kafe nënës sime, për të gjetur një gjë për ta vrarë. Ky e ka përndjekur, e ka vëzhguar, e ka ngacmuar. Kaq! Lidhje me njëri tjetrin nuk kanë patur.

Keni pasur të hyra të dala me Ilia Canin?

Jo. Ai është në Vithkuq ne jemi në një fshat tjetër.

Ju ka ardhur ndonjëherë në banesë, ka pasur ndonjë konflikt me babain tuaj?

Po, po! Ka gati dy vjet.

Në këtë kohë e ka lajmëruar policinë mamaja juaj?

Kemi vajtur në polici më shumë se 10 herë, e fusnin në burg në mëngjes dhe e nxirrnin në mbrëmje. Sepse policisë i shpinte dru ky dhe ata e nxirrnin. Po të ishte marrë policia me këtë situatë, mamaja nuk do ishte në këtë gjendjes sot.

Si ndodhi ngjarja, çka ju ka treguar nëna për dje?

I kishte dalë përpara dhe i kishte thënë ti që nuk del me mua do të vras, do të therr. Më therr i kishte thënë mami. Në atë moment i kishte nxjerrë thikën dhe e kishte shtrirë poshtë e kishte goditur një hërë dhe pastaj e goditi prapë në pjesën e grykës. Pra dëmtime nga thika ka edhe në dorë.

Në çfarë gjendje është mami tani?

Mami është shumë keq, si në gjendje psikologjike, si në shëndetësorë është shumë keq. Ka dalë nga spitali, është në shtëpi. Ka shumë qepje në pjesën e grykën dhe në dorë. Na vjen turp sepse janë thënë shumë gjëra në portale. Nëna jonë vetëm babain ka, nuk ka pasur kurrë partner tjetër siç është thënë, as lidhje jashtë martese.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Meta rrëfehet për ‘Frontline’ nga qelia e burgut 313-të: Dosja e SPAK, një fletërrufe! Arratisja s'ka ekzistuar në imagjinatën time

LIVE- Meta rrëfehet për ‘Frontline’ nga qelia e burgut 313-të: Dosja e SPAK, një fletërrufe! Arratisja s'ka ekzistuar në imagjinatën time