Korçë, Pojan, banorët 4 km rrugë
për të mbushur ujë të pijshëm

Korçë, Pojan, banorët 4 km rrugë<br />për të mbushur ujë të pijshëm
KORÇË - Qindra banorë në fshatin Pojan të rrethit Korçë përballen çdo ditë me mungesën e ujit të pijshëm. Prej vitesh, banorëve të Pojanit iu duhet të përshkruajnë 4 kilometra rrugë çdo ditë për të mbushur ujë të pijshëm në fshatin Plasë dhe Pendavinj.

Situata më problematike paraqitet pikërisht në muajt e verës, ku edhe temperaturat e larta e bëjnë edhe më të vështirë jetesën pa ujë për këta banorë. Sipas banorëve, gjendja është tepër alarmante për ta, pasi edhe ai pak ujë që buron 3 orë në ditë në çezmat e tyre është i papastër dhe me krimba.

Ndërsa apelojnë dhe kërkojnë zgjidhjen e menjëhershme për problemin dhe shqetësimin e tyre prej vitesh nga ana tjetër ata shtojnë se kanë investuar vetë duke vendosur filtra për pastrimin dhe kullimin e ujit. 
 
Ndërkohë, i kontaktuar në telefon nga "A1 Report", kryetari i komunës Pojan, Alfred Berberi, ndërsa ka pohuar se është hartuar një projekt për furnizimin me ujë të pijshëm nuk ka pranuar të japë detaje të mëtejshme rreth ketij projekti. Ajo që lë për të dëshiruar është se ky projekt ka nisur sipas kryetarit një vit më parë, por ende nuk dihet se kur do të përfundojë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!