KORÇE - Policia ka ushtruar një dhunë të egër ndaj një tifozi gjatë ndeshjes Skënderbeu -Luftëtari, që mbaroi 1 me 0 pasditen e 4 majit 2013. Një kamera amatore ka filmuar policët, që me një tërheqje kanë përplasur tifozin e Skënderbeut me shkallët e stadiumit.

Policët, më shumë se 3 kanë rrethuar të riun duke e tërhequr zvarrë dhe duke e përplasur atë në shkallët e stadiumit.

Pamjet e filmuara nga një kamera amatore flasin vetë për sjelljen e oficerëve të policisë.