Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Gjatë këtij aksioni blutë kanë nisur hetimet për tre persona pasi në lokalet ku këta shtetas ndodheshin gjatë kontrollit të celularëve të tyre u gjetën faqe për baste sportive.

Celularët u sekuestruan si provë materiale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-V. P., J. T., dhe R. G., banues në Korçë dhe në fshatin Drenovë, Korçë, pasi në lokalet ku këta shtetas ndodheshin gjatë kontrollit të celularëve të tyre u gjetën faqe për baste sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularët”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi sot policia