Korçë, pranga 60 vjeçarit, kreu
vepra të turpshme me të mitura

Korçë, pranga 60 vjeçarit, kreu<br />vepra të turpshme me të mitura
KORÇE - Policia e Korcës ka vënë në pranga 60 vjecarin Vangjel Hoxha, banues në Maliq, pasi akuzohet për vepra të turpshme me të mitura.  Sipas uniformave blu ndaj 60 vjecarit, Hoxhaj ka bërë kallzim një komshi i tij, i cili e ka akuzuar se i ka ndjekur vajzën 16 vjecare me iniciale E.D, duke i thënë fjalë provokuese dhe banale. Pas denoncimit policia ka arrestuar Hoxhajn, i cili aktualisht ndodhet në komisariatin e Korcës.

Sipas policisë rezulton se 60 vjecari, Vangjel Hoxhaj ka kryer veprime të turpshme edhe me të mitur të tjerë, O.ZH, 8 vjet dhe M.ZH, 13 vjet.
 
 Në Maliq shumë prej banorëve dënojnë veprimin, ndërsa pohojnë se nuk e njohin shumë 60 vjecarin, pasi ai është i ardhur dhe punonte roje në kombinatin e sheqerit.
 
Pas arrestimit të 60 vjeçarit, babai i katër fëmijëve, në familjen Hoxhaj ndodhet vetëm bashkëshortja dhe njëra prej vajzave.  Jashtë kamerave, bashkëshortja, Burbuqja ka pranuar se i shoqi kryen veprime të turpshme, por nuk ngacmon apo të abuzojë me të mitur. Sipas saj këto shenja janë shfaqur pas aksidentit që ai kreu para tre vitesh, kur u godit me makinë.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim