Korçë, prodhimet bujqësore, sërish
në rrezik nga karkalecat

Korçë, prodhimet bujqësore, sërish<br />në rrezik nga karkalecat
KORÇE -  Fshati Goricë e Madhe në komunën e Pustecit për të tretin vit radhazi vijon të mbetet nën pushtetin e karkalecit. Prej disa ditësh kanë filluar të shfaqen sërish vatrat e para me karkaleca, të cilët rrezikojnë të dëmtojnë të gjitha prodhimet bujqësore të banorve, duke çuar dëm punën dhe shpenzimet e një viti.

Të trembur nga përvoja negative e viteve të kaluara banorët e Goricës kanë hequr dorë nga kultivimi i disa bimëve si misri dhe fasulja, por të rrezikuara mbeten patatja, rrushi si dhe llojet e ndryshme të barit për bagëtitë.  Në këto kushte banorët apelojnë për ndihmë pasi sikurse pohojnë dhe vetë kjo është koha e duhur për luftimin e karkalecit, i cili ndodhet ende në fazën e rritjes.

Banorët e Goricës së Madhe prej tre vjetësh përballen me këtë problem, i cili i ka lënë pa prodhimin e përvitshëm. Megjithatë, pavarësisht apelit të tyre, askush nga instancat përgjegjëse nuk ka marrë masa për të spërkatur vatrat aktive, me helme.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim