Protestuesit kanë shkelmuar derën e një gjimnazi në Korçë, ndërsa mësuesit janë vendosur përpara saj për të mbrojtur ambientet e shkollës.

“Dilni nga shkolla!”, dëgjohen të thërrasin protestuesit, ndërsa një prej mësuesve u drejtohet nxënësve duke theksuar se dalja në protestë është zgjedhja e tyre, por pa dëmtuar ambientet e institucionit.

“Është dëshira e tyre, le të dalin, por të mos cënohen gjërat. Është vullneti i tyre”, dëgjohet të thotë një prej mësuesve.

Pas largimit nga ambientet e shkollës, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e qytetit, ku kanë nisur dëmtimet e infrastrukturës publike, përfshirë tabelat rrugore.

Me gurë dhe vezë është goditur edhe godina e Drejtorisë Arsimore në Korçë.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Protestuesit marshim në rrugë, shkatërrojnë kangjella e semaforë! Sulm me gurë efektivëve te Ministria e Arsimit, policia i shpërndan direkt me ujë e gaz lotsjellës