Korçë, Rama: Ç'lidhje ka NATO
me hallet e shqiptarëve

Korçë, Rama: Ç'lidhje ka NATO<br />me hallet e shqiptarëve
KORÇË - Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka zhvilluar sot një tjetër takim në Korçë, në fshatin Vreshtas. Pas ankesave të fshatarëve për mungesën e rrugës, për mungesën e shkollës së mesme, për dështimin me kultivimin e patates, për çmimin e lirë të qumështit me 30 lekë/litri, ku "një mal me halle kemi e ishallah na hiqen në 24", Rama u përgjigj se "e vërteta është që të gjitha këto halle i bien në kurriz popullit, kur nuk ka shtet. Askund njerëzit nuk mund të mbrohen vetë nga krimi, kusaria, përmbytjet, askund njerëzit nuk munden dot t’i mbijetojnë në fshat problemeve të tokës, prodhimit, tregut, nëse shteti u kthen kurrizin e u thotë: me pataten nuk po ju ecën, provojeni një herë me lopën. Është tallje e përditshme, mjafton të hapësh televizorin të dëgjosh gjyshin me anti-plumb", tha Rama. 

Rama kujtoi se Shqipëria që noton në ujë, është vendi i dytë në Europë për ujëra pas Norvegjisë, por s'ka ujë dhe përmbytet. Apo se në Europë nuk ka kund fshatar të varfër. Ky është një koncept i tejkaluar, "ndërsa kryeministri thotë se ju duhet të jeni të lumtur se ju çova në NATO, se ju liberalizova vizat. Po ç’lidhje kanë këto me hallet dhe problemet e përditshme?!"
 
Të kthehet qeveria në punë, që është një kompani fitimprurëse, që bën biznes e punon për veten e saj. Duam të kthejmë sytë e qeverisë nga fshati. Po nuk rilindi fshati, nuk ka rilindje për këtë vend. Po nuk hëngri qyteti më lirë falë prodhimit që kemi këtu, s’kemi bërë asgjë. 

ADMINISTRATA, DO TE KTHEJME NE PUNE ATA QE KANE FITUAR GJYQET

Socialistët hiqen nga puna; shërbimi në shtet nuk është punësim si hapje vendesh pune, është pjesa e shërbimeve sa më të mira. Njerëzit më të zotë duhen vendosur në pozicione që e bëjnë shtetin të funksionojë. Janë hequr të aftët, kanë mbetur një pjesë e njerëzve të aftë, ndërsa pjesa tjetër s’ka lidhje me atë punë, por me partinë në pushtet. Ata që kanë fituar gjyqet do t’i kthejmë në punë. Duhen kushte të rritet punësimi. Nga 300 mijë, 150 mijë të punësuar i parashikojmë në fshat.
 
"Do t’ju japim para në dorë për të blerë naftë, plehra kimikë, fidanë", - thotë Kryeministri. Vazhdon përralla që ta hajë kush ta hajë, se rrugë tjetër s’kam. Këto janë përralla që turpërojnë një popull të tërë. I bën për budallenj. Ejani me mua, se do t’ju dëmshpërblej çdo qindarkë të përmbytjeve. Njëri në Shkodër tha kemi harruar se u përmbytëm. Pra, të gënjëje sa mundet. Njerëzit e zakonshëm janë të goditur nga mungesa e shtetit. Krimi godet të gjithë. Për ç’arsye njerëzit e zakonshëm duhet të votojnë Saliun? Për të mbajtur në punë Saliun dhe mbetur pa punë vetë? Pushoni nga puna ministrin. Se ai është ngarkuar t’i  bëjë. Nuk i ka bërë; pushojeni nga puna.

Lidhur me moshën e tretë, që vuan. Hallet e pensionistëve janë shumë të mëdha. Më kujtohet një grua në Gjirokastër. Nuk e harroj. Ajo u tha njerëzve:  Është shumë e vërtetë, që pensioni ynë është mizerje, por kur shoh që nipi dhe mbesa ime rrezikojnë të mbeten analfabetë, që nuk vë dorë njeri, për t’u sjellë mësuesit e duhur, që janë vetë për t’u ulur vetë në bankat e shkollës, them që qeveria për pensionistët të sigurojë anën shëndetësore e të tjerat t’i vërë për këta, pa ne do bëjmë si do bëjmë do ta shtyjmë me një copë djathë e domate; po si do ta shtyjnë këta, nëse dalin pa shkollë", - tha Rama. Në fund, kreu i PS-së iu sugjeroi sërish fermerëve që në 23 Qershor të shkojnë me dikë tjetër për të votuar, për ta përforcuar votën.

RAMA SULMON BODEN DHE BULKUN

“Për çfarë do ta çoj këtë votë, do të çoj si një bast apo do ta çoj votën si një investim për veten për familjen time dhe për fshatin tim, për qytetin tim. Do ta çoj votën që gjërat të vazhdojnë kështu siç janë. Do kënaqem më një thes me miell. Do kënaqem me paratë e atyre doganierëve që çon Ridvani natën, edhe paratë mund t’ia merrni ju, po s’keni pse ua jepni votën, apo do investoj me këtë votë,” tha. Rama shtoi se “universitet këtu unë nuk ju premtoj, fabrikë kërpudhash nuk ju premtoj, tragete për të kaluar nga këtej andej nuk ju premtoj. Këto nuk jua premtoj në qoftë se këto doni t’i dëgjoni prapë ose të tjera më të mëdha, një sms gjyshit me antiplumb vjen ai këtu. Kujdes nga rojet se ka nja 200 roje, uleni këtu dhe fillon ai ua bën këtu Nju Jork", qesëndisi Rama.

Kryetari i PS ka ironizuar edhe me deputeten Rajmonda Bulku, që nuk është në listat aktuale të PD-së. “E patë Monda Bulku, kushedi se pse e hoqën. Ajo që bënte tik-tak, tik-tak, a ju kujtohet? Tik-tak i ndaloi ora Mondës. I thoshin: Dil thuaj tik-tak dhe dilte e thoshte. Tani i humbi ora. E bënte për mua atë tik-takun. Është ajo biletë me një vajtje pa kthim", u shpreh Rama

Redaksia online
(ar.sh/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mahmutaj për Report Tv: Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin

Mahmutaj për Report Tv: Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin