KORÇE- Gërmimet arkeologjike të zonës së Skraparit dhe Tomorrit, të zhvilluara në periudha të ndryshme janë prezantuar në qytetin e Korçës, nëpërmjet dy referateve shkencore të mbajtura nga profesorët, Skënder Aliu dhe Nuri Cuni. Synimi i kësaj seance shkencore ka qenë njohja e komunitetit, dhe në mënyrë të veçantë qytetarëve të Skraparit me rrënjët e lashtësisë së tyre.
 
I rëndësishëm ka qenë referati i profesorit dhe arkeologut, Skënder Aliu, i cili ka sjellë dëshmi të zonës së Skraparit dhe Tomorrit, si pjesë e dasaratisë antike, pjesë e shtetit të parë ilir.
 
Më herët të pranishmit kanë mundur të ndjekin një dokumentar për kërkimet e hershme dhe të vona në këto zona, të shoqëruara me dëshmi të ndryshme.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)