KORÇE – Vijojnë konfliktet për "Shtëpinë e Flamurit" në qytetin e Korçës, ku në 1916 patrioti, Themistokli Gërmenji ngriti flamurin e Korçës autonome. Këtë herë janë konfliktuar pronarët dhe rinia korçare, të cilët kanë protestuar para saj në mënyrë paqësore.

Të rinjtë e Korçës kanë denoncuar kështu shkatërrimin sipas tyre të vlerave të qytetit, por dhe indiferentizmin e institucioneve përgjegjëse, qeverisë dhe ministrisë së Kulturës. "Nëpërmjet shkatërrimit të "Shtëpisë së Flamurit" nuk po bëhet gjë tjetër, veçse po shuhet identiteti i qytetit, ndërkohë nuk dihet nëse në vend të saj do ngrihet llotoja apo kazinoja e radhës", kanë deklaruar të rinjtë korçarë.

Ndërkohë që nuk i kanë lejuar t’i afrohen ndërtesës, për të shkruar parulla mbi të. Jashtë kamerave pronarët e ndërtesës i kanë cilësuar këta të rinj, "vasalë të kryetarit të bashkisë, Niko Peleshi", i cili sipas tyre "nuk do gjë tjetër veçse ta përdorë ata për interesa personale".

Redaksia online
(e.s/ar.sh/shqiptarja.com)