Korçë, vrau shokun për kanaçe, arrestohet xhaxhai dhe dy nipërit

Korçë- Policia ka arrestuar tre autorët e vrasjes së 56-vjeçarit, Novruz Fiqi, i gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në banesën e tij.

Në prangat e policisë kanë rënë: Arben Nazifi, 56 vjeç;  Emiljano Nazifi, 30 vjeç dhe Edison Nazifi, 30 vjeç, të tre banues në Korçë (xhaxhai dhe dy nipërit e tij), të cilët pas një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur rëndë me grushta e shkelma shtetasin Fizin, i cili si pasojë e kësaj dhune fizike ka gjetur vdekjen gjatë natës në banesën e tij.

Ngjarja

Novruz Fiqi është gjetur i pajetë nga i vëllai, i cili bëri me dije se mbrëmjen e djeshme 56-vjeçari ka qenë i shoqëruar me dy persona të tjerë.

Burimet për 'Report Tv' bëjnë me dije se Fiqi është konfliktuar me Emiljano Nafizin, i cili e ka qëlluar disa herë me grushte dhe sende të forta, duke e dhunuar barbarisht. Fiqi dhe Nafizi mblidhnin çdo ditë së bashku kanaçe.

Pas sherrit me Nafizin, Novruz Fiqi ka shkuar në banesën e tij në gjendje të alkoolizuar. Fakt ky, që është vërtetuar edhe nga fqinjët, të cilët shprehen se Fiqi ka qenë konsumator i rregullt i alkoolit.

56-vjeçari jetonte së bashku me të vëllain e tij në një banesë në Korçë. 

Njoftimi i policisë:

Korçë

Në vijim të informacionit paraprak datë 24.08.2018, ju informojmë se specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasve: 

• Arben Nazif, 56 vjeç,

• Emiljano Nazif, 30 vjeç

• Edison Nazif, 30 vjeç, të tre banues në Korçë (xhaxhai dhe dy nipërit e tij).

Ndalimi i tyre u bë pasi më datë 23.08.2018, rreth orës 16:00, këta shtetas në bashkëpunim midis tyre pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr 8, kanë plagosur rëndë me grushta e shkelma shtetasin N.F, 56 vjeç, banues në Korçë, i cili si pasojë e kësaj dhune fizike dyshohet se ka gjetur vdekjen gjatë natës në banesën e tij.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje dhe priten konkluzionet përfundimtare të ekspertizës mjeko-ligjore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: "Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen, e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga nenet 88/2 e 25 të Kodit Penal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari