Korçë, dhunohet për vdekje me grushte dhe sende të forta nga shoku pas debatit në lokal (Emri)

Korçë- Trupi i pajetë i një 56-vjeçari është gjetur në lagjen nr.8 në Korçë. Novruz Fiqi 56 vjeç, është personi që është gjetur në banesën e tij i pajetë. Rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm, vëllai i tij e ka pikasur që ishte i vdekur dhe ka njoftuar policinë.

Report Tv mëson se mbrëmjen e djeshme, Fiqi ka qenë i shoqëruar me dy persona të tjerë, njëri prej tyre, i identifikuar si Emiljano Nafizi.

Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak.

Më datë 24.08.2018,  rreth orës 05:50, në lagjen nr 8 në Korçë, nga vëllai i tij, është gjetur i pajetë në banesë shtetasi N.F, rreth 56 vjeç. Nga deklarimet e marra rezulton se ky shtetas, më datë 23.08.2018, në mbrëmje, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, me një person, në hyrjen e pallatit të tij. Pas konfliktit ky i fundit, është larguar për në banesë, ku jetonte me vëllain.Dyshohet se viktima konsumonte pije alkoolike dhe mbrëmjen e djeshme kishte konsumuar alkool. Grupi hetimor dhe ekspertët mjeko-ligjorë po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burimet bëjnë me dije se Fiqi është konfliktuar me Nafizin, i cili e ka qëlluar disa herë me grushte dhe sende të forta, duke e dhunuar barbarisht. Mësohet se Fiqi dhe Nafizi mblidhnin çdo ditë së bashku kanaçe.

Pas sherrit me Nafizin, Novruz Fiqi ka shkuar në banesën e tij në gjendje të alkoolizuar. Autori i rrahjes, Emiljano Nafizi është shoqëruar në komisariat për të marrë deklarimin. Në vendin e ngjarjes janë gjetur njolla gjaku. Nga Tirana kanë mbërritur ekspertë për të bërë autopsinë. I vëllai i tij, ka folur për Report Tv dhe ka treguar versionin e plotë të ngjarjes. Sipas dëshmisë së tij, autorët ishin dy dhe një prej tyre ishte Emiljano Nafizi. 

Fqinjët kanë thënë se Fiqi ka qenë konsumator i rregullt i alkoolit. Ai jetonte së bashku me të vëllain e tij në një banesë në Korçë. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërkohë që pritet ekspertiza për të mësuar shkakun e vdekjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:36
Flet për Report Tv vëllai i viktimës: E goditën me grushta, e tërhoqën zvarrë nëpër shkallë

Dalin detaje nga vdekja e 56-vjeçarit në Korçë. Tefik Fiqi, vëllai i viktimës, Novruz Fiqi, që e gjeti të pajetë, ka folur për Report Tv dhe ka treguar versionin e plotë të ngjarjes.

Ngjarja ndodhi kështu. Unë erdha nga puna, i lodhur i rraskapitur. I them vëllait: Çke bërë kështu? Ke pirë kaq, rrëmujëra, tërë bukëra tërë kështu. Do bëja dush unë do rruhesha. Bëra një kafe, po e pinim. Vjen ky Lanua me thes në kurriz:

”Këtu s’dua rraqe unë, këto bien erë, rri në kazan i mbledh ky.” E zunë e rrahën e bënë, e tërhoqën zvarrë nëpër shkalla, i thashë unë mirë ia bëre, po prapë ky të gjallë nuk të le i thashë unë. E mora vëllain, e ula. U vesha, mora një birrë, isha i lodhur, tërë ditën duke pastruar kazan. Pa drita jemi, 4 ditë pa drita. Nejse, kur u çova unë në sabah, pashë vëllain me çakmak dhe qiri dhe shikoj ishte pa jetë. E shpoj kështu me gisht, pashë që ishte pajetë. Erdhi doktori, e pa, tha është i vdekur. Emiljanon e morën në polici, është brenda. Unë jetoja vetëm me vëllain.

Tefik Fiqi, vëllai i viktimës

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Meta uron vjehrrën për ditëlindje: Edhe 100 pranvera Super Fatos, zonjës së hekurt

Meta uron vjehrrën për ditëlindje: Edhe 100 pranvera Super Fatos, zonjës së hekurt