KORÇË – Mjeku pneumolog Thoma Nini është qëlluar me mjete në forta në kokë në spitalin e sanatoriumit në Korçë. Ngjarja ka ndodhur sot paradite në ambientet e spitalit, kur mjeku është qëlluar nga 61 vjeçari Hajdar Bregu nga fshati Libonik i Korçës.
Pacienti ka debatuar me mjekun pneumolog ne ambjentet e spitalit te Sanatoriumit dhe më pas e ka goditur me mjete te forta ne koke mjekun duke u shkaktuar plagë. Policia ka arrestuar në flagrancë dhunuesin e mjekut i cili pretendon se mjeku Thoma Nini e ka privuar nga e drejta e KEMP-it. Policia bën të ditur se mbi 61 vjeçarin rëndon akuza e Goditje per shkak te detyres.
Ndërkohë nesër personeli i spitalit të sanatoriumit ka lajmëruar një protestë një orëshe duke kërkuar të merren masa për mbrojten e mjekëve dhe infermierëve në detyrë. Mjeku pneumolog Thoma Nini që ra sot pre e dhunës gjatë ushtrimit të detyës, më para ka mbajtur edhe postin e konsullit shqiptar në Selanik.
(sg/rd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com