Korçë-Sarandë, policia
sekuestron 200 kg kanabis

Korçë-Sarandë, policia<br />sekuestron 200 kg kanabis
Rreth 200 kilogramë lëndë narkotike, kanabis sativa janë sekuestruar nga policia në Sarandë dhe Korçë. Për këtë trafik, ka vënë në pranga dy persona, ndërsa 3 të tjerë janë në kërkim.

SARANDË, KAPEN 145 KG DROGË
Sekuestrohen 145 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa dhe shpallen në kërkim 2 transportuesit e saj. Droga u kap natën e mbrëmshme në vendin e quajtur “Maja e Sopotit” në Sarandë dhe kishte si detinacion shtetin fqinj, Greqinë.

Sipas policisë, droga po transportohej përmes mushkave dhe ishte e ndarë në 6 çanta. Pasi janë pikasur nga policia, 2 autorët kanë braktisur ngakesën me kanabis sativa dhe janë larguar duke përfituar edhe nga errësira dhe terreni malorë.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës për këtë rast trafikimi.

KORÇË: TRAFIKU I DROGËS, PRANGA BABË E BIR
Sekuestrohen 51.3 kilogramë lëndë narkotike, kanabis sativa në Devoll. Policia e Korçës, ka bërë të ditur se, gjatë ditës së djeshme është bërë arrestimi në flagrancë i dy personave dhe një i tretë ndodhet në kërkim.

Të arrestuar janë, Vangjush Diamanti, 51 vjeç, si dhe 16-vjeçari me inicialet A. D., 16 vjeç, të dy banues në Korçë. Ndërkaq është shpallur në kërkim, 27-vjeçari me inicialet D. D.

 Arrestimi dhe shpallja në kërkim e këtyre personave është bërë pasi, në qytetin e Bilishtit, në vendin e quajtur “rruga e Xhamisë”, është gjetur i parkuar dhe i braktisur një automjet i tipit “Benz-Mercedez” me targa KO 74 61 B, që figuronte në emër të shtetasit A.R., dhe brenda bagazhit ishin të vendosura në dy çanta sportive, 49 pako me lëndë të dyshuar si canabis sativa.

Nga peshimi i këtyre pakove rezultoi se ata kishin një peshë të përgjithshme prej 51 kilogramë dhe 350 gram. Nga kryerja e veprime e veprimeve hetimore rezultoi se automjeti që u gjet me lende narkotike, ju është shitur të arrestuarve.


korce droga
(Foto: Droga e sekuestruar)

korce droga

kanabis me mushk ne sarande
(Foto: Kanabisi i kapur në Sarandë)
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë