KORCE - Shemben dy ndërtesa historike në Pazarin e Vjetër të qytetit të Korçës. Ndërtesat ndodhen shumë pranë njëra-tjetrës, ndërkohë që rrëzimi i tyre ka ndodhur në një hark të shkurtër kohor.
Mësohet se ndërtesat në përbërjen e tyre kanë hekur, çka ka hedhur dyshime se vjedhja e tij për skrap ka shkatërruar strukturën, duke u finalizuar me shembjen e një pjese të tyre. Rrëzimi i njëpasnjëshëm i ndërtesave historike në këtë Pazar ka hedhur dyshime gjithashtu për shembje të qëllimshme, me synim hapjen e shesheve ndërtuese. Ndërkohë banorët dhe drejtuesit e lokaleve përreth mohojnë ndërhyrjen me mjete të rënda, ndërkohë që bëjnë të ditur se rrëzimi i i tyre ka ndodhur për shkak të amortizimit.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës Korçë, e cila ka në mbrojtje ndërtesat historike të Pazarit të Vjetër të qytetit të Korçës. Jashtë kamerave ata kanë pohuar se do të bëhen verifikimet përkatëse për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Ndërkohë mësohet se policia ka nisur hetimet për rrëzim për shkak të amortizimit si dhe për rrëzim të qëllimshëm. Prej disa muajsh pazari i vjetër i qytetit të Korçës, i është nënshtruar rikonstruksionit të kanalizimeve dhe shtrimit me kalldrëm.
Këto dy ndërtesa të shembura rreth orës 15:15 minuta të së mërkurës iu bashkohen simotrave të tyre të rrëzuara një javë më parë, duke e çuar në katër numrin e ndërtesave të vjetra që zhduken nga lista e pazarit të vjetër të qytetit juglindor, i cili daton 500 vjet më parë
(da.is/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com