Vrasja në Korçë/ Zbulohet e kaluara e autorit; u dënua 12 vite, por ia hodhi duke dalë pas 7 vitesh

KORÇË-Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku viktimë ka mbetur 30-vjeçari Altin Balliu. (LEXO KËTU)

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, i cili është banues në lagjen nr.10 të qytetit. Bëhet fjalë për Olger Mustafës, i cili ka precedentë penalë të mëparshëm. 

34-vjeçari Mustafa është dënuar me 12 vite burg pasi tentoi të vriste bashkëmoshatarin e tij atë kohë, Majkëll Hysollin. I riu i shpëtoi për mrekulli edhe pse u qëllua me 7 plumba me breshëri automatiku teksa lëvizte me një mjet tip “Audi” me targa të huaja.

Ngjarja ka ndodhur në prill të 2010, kur Mustafa ka tentuar të vrasë Hysollin për larje hesapesh. Ai u dënua më 30.11.2017 me 12 vite burg por për sjellje të mirë ka bërë vetëm 7 vite. Dënimi është ulur edhe prej gjendjes së keqe shëndetësore me 1 vit e 9 muaj pasi Mustafa është operuar dy herë.

Por as kjo nuk ka qënë hera e parë që Olger Mustafa “takohet” me policinë. Ai është kapur disa herë me lëndë narkotike dhe armë pa leje, madje ka qënë edhe shkaktar i një aksidenti në fshatin Lumalas.

Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë mundur që të sigurojnë foto të viktimës, 30-vjeçarit nga fshati Slavinjë e Pogradecit, i cili mbeti i vrarë me plumb në kokë dhe të autorit të vrasjes së tij.

korce.jpg" style="height:444px; width:780px" />

Autori Olger Mustafa dhe viktima Altin Balliu

Por si ndodhi ngjarja mbrëmjen e djeshme?

Një grup miqsh ishin ulur brenda një lokali për të konsumuar alkool. Para lokalit, gjendej makina e tyre e cila kishte bllokuar rrugën. Autori i vrasjes kërkonte të kalonte, por rruga ishte e zënë. Grupi që ndodhej në lokal bashkë me viktimën, dalin dhe zihen. Autori largohet për t’u rikthyer disa minuta më pas. Ai vjen dhe qëllon në drejtim të tyre, por plumbat kapin në kokë 30-vjeçarin Altin Balliu-n duke e lënë të vdekur.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xhilli: 22/01/2019 19:15

    si eshte katandisur njeriu ne kete vend vetem gjyqi i rruges mund tja u mbledhe mendjen.gjynaf per te dy djemte ...njeri zuri dhene dhe tjetri perballet me ferrin e bastardeve gjyqtare dhe mbyll jeten per pak njerzillek......zbutni gjuhen o njerez mos provokoni deshperimin e njeri tjetrit se ky vend ju ka vendosur me afer ferrit se jetes..

    Përgjigju
  • Trimat e nënave: 18/01/2019 08:53

    Gjynah se jetë njeri po ka shumë nga këta (trimat) që bllokojn rrugët dhe pengojn të tjerët të shkojn në hallet e tyre, më vjen keq nëse do ishte i pafajëshm do doja që në vëndin e tij të ishte trimi që ka bllokuar rrugën. Kjo është shprehja Shqiptare : Do i dali ndonjë hundlesh dhe do e gjej...

    Përgjigju
    • karderiko: 05/09/2019 19:28

      mos fol kot pa i ditur gjerat se si jane mbaj vendin tend ka gjykata per ta vendosur

  • Erik: 18/01/2019 08:44

    Te rrofte gangsterlliku mo djale, sot do marresh dhe'. Keqardhje per fatin tend qe e bere vete, ngushellime familjes dhe te afermve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët