‘Kush je ti?’/ Sherr banal për makinën që bllokoi rrugën para lokalit, vritet me plumb në kokë 30-vjeçari në Korçë (VD)

Korçë-Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Viktima mësohet se është  30-vjeçari Altin Balliu. Viktima është vrarë me plumb në kokë ndërkohë që trupi i është gjetur pranë makinës së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr 10 të qytetit, që njihet ndryshe si lagjia e Francezëve. Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një sherri që ka ndodhur në një lokal mes viktimës dhe autorit të ngjarjes.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se autori i vrasjes, ka kaluar me makinë para lokalit ku ndodhej viktima bashkë me disa miq të tij duke pirë alkool. Autori ka gjetur rrugën e zënë nga një makinë. Në këtë moment, thonë burimet, autori ka dalë nga makina dhe  ka qëlluar me grushte dhe ka gërvishtur makinën që kishte zënë rrugën. Makina para lokalit ishte e njërit prej miqve të viktimës, që ndodhej brenda lokalit duke konsumuar alkool.

Dëshmitarët nga vendngjarja thonë se gjatë debatit janë dëgjuar thirrjet: Kush je ti? Kush jam unë?! Ta tregoj unë…

Autori Algert Mustafa dhe viktima Altin Balliu

Menjëherë nga lokali ka dalë grupi i miqve bashkë me viktimën dhe janë konfliktuar verbalisht dhe fizikisht me autorin, i cili ka hyrë në makinë dhe është larguar. Disa minuta më pas, autori është kthyer në vendngjarje dhe ka qëlluar në drejtim të tyre dhe plumbi në kokë ka kapur 30-vjeçarin. Menjëherë pasi ka qëlluar, autori është larguar nga vendi ku ka ndodhur krimi. Viktima ka marrë plumba në kokë dhe pjesën e fytyrës çka ishte e vështirë për te bërë të mundur identifikimin e tij. 

Policia është në vendngjarje dhe në njoftimin paraprak bën me dije se:

“Pak minuta më parë, rreth orës 21:25, në lagjen nr 10 në Korçë, është vrarë dyshohet me armë zjarri një shtetas rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Milto: 27/01/2019 18:52

    O fred. Provo pi ndonje gote dhe pastaj zeri rrugen hallexhiut dhe do ta shikosh p.. e sat eme. Pi rakine mos pi mendjen se bie ne ndonje hunlesh qe ta q.. ropt. Duheshin vrar te gjith rop q.......

    Përgjigju
  • Loku: 18/01/2019 08:17

    Nuk i zihet rruga kujt i cuna,pini e beni qejf po rrugen jo,nuk i di kush hallet e tjetrit,ka qe 500 vjet qe shkruhet ne kanun qe sban kurrsesi me ja zan rrugen kuj

    Përgjigju
    • Milto: 27/01/2019 18:59

      Hallall o Loku. Mir e ke thene Por ne ket vend ska me burra si dikur qe pinin raki por pa i zene rrugen kujt. Ashtu dic thot Kanuni Tu rrit ndera or shok

  • Fredi: 18/01/2019 06:58

    Bajgë

    Përgjigju
  • fredi: 17/01/2019 23:22

    shqiptarve duet ber vaksin qetsim nervash se kan ik per lesh po ku ne p te nenes do vesh tani o pler qe i mer jeten tjetrit se te zuri rrugen.

    Përgjigju
    • Milto: 27/01/2019 18:56

      Provo ti zesh rrugen kujt o kurve. Pastaj e shikon p.. e nenes nga ke dale. Legen

  • ggg: 17/01/2019 23:19

    Ti kishte vrar te gjithe tjua q.... robt legenave

    Përgjigju
    • Santa Quaranta: 18/01/2019 08:35

      Nga nje ne dite dhe eshte pak!! Pine raki dhe nuk duan te dine se mund te kesh njeri te semure dhe duhet ta dergosh ne spital dhe nuk ke ku kalon se rruga eshte e zene nga pijanecet!!

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës