KORÇE - Në Spitalin Rajonal të qytetit të Korcës mungojnë medikamentet bazë për kurimin e pacientëve, ndërkohë që vetë qytetarët ju drejtohen farmacive më të afërta për blerjen e tyre. C do ditë nga dera kryesore pranë urgjencës dhjetra qytetarë me receta në duar, të lëshuara prej mjekëve ju drejtohen farmacive, duke shpenzuar dhe lek të shumta për medikamentin që ju nevoitet. Sikurse pohojnë dhe vetë, në farmacinë e spitalit mungojnë medikamentet bazë, si hapje,ilac për myk, fiziologjik, krem medadinë, gazra, shiringa etj, por ka dhe qytetarë, të cilët para mikrofonit pohojnë se në këtë institucion mund të gjesh vetëm fasho.
Ka dhe qytetarët, të cilët i shmangen kamerave për shkak të frikës , por pohojnë se nuk ka medikamente. Nga drejtuesit e Spitalit Rajonal të qytetit të Korcës në mënyrë të vazhdueshme është pohuar se në farmaci janë të gjitha ilacet e nevojshme për pacientët ,por mesa duket realitet flet me gjuhën e kundërt.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com