KORÇË - Për herë të parë ballafaqim kandidatësh nga të gjitha partitë kryesore në garë elektorale.
Kandidatët për deputetë të partive kryesore; PD, PS, LSI, FRD dhe PR, të cilët garojnë për qarkun e Korçës janë vënë përballë qytetarëve, duke iu përgjigjur interesit të tyre, për dy çështje të rëndësishme, si arsimi dhe shëndetësia.
Aktiviteti është organizuar nga Komiteti i Helsinkit në ambientet e bibliotekës në Korçë, ndërkohë që kandidatët kanë shpalosur programin e tyre, si dhe iu janë përgjigjur pyetjeve për decentralizimin e arsimit, pajisjet mjekësore, medikamentet etj.
Çështja e parë e diskutuar ka qenë arsimi, ku ka pasur një përplasje mes kandidates së PS-së, Olta Xhaçka dhe asaj të PD-së, Elena Qirici. Sipas, Xhaçkës, që arsimi të ecë përpara duhet të largohet nga militantizmi politik, çka është hedhur poshtë nga Qirici, e cila ka deklaruar se “një gjë e tillë nuk ekziston”.
Takimi ka vijuar më pas me pyetje rreth shëndetësisë ku qytetarët kanë shprehur ankesat e tyre, duke kërkuar hapa konkrete nga partitë politike.
Redaksia Online
(b.y/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com