KORÇE - Gjykata e Apelit në qytetin e Korçës ka shpallur të pafajshëm, kreun e organizatës “Omonia” Naum Dishon dhe dy punëtorët, Alqi Koroveshi dhe Luan Zaçe, duke i liruar përfundimisht nga akuzat e ngritura kundër tyre për “ndërtim të paligjshëm dhe dhunim të varreve të vjetra të fshatit, Boboshticë”. Kjo pafajësi u arriT pas një odiseje rreth trevjeçare me organet e drejtësisë. Rrigjykimi në Gjykatën e Apelit në Korçë u bë pas kthimit të çështjes nga Gjykata e Lartë për hetime të paplota.
Ndërkohë, deri atëherë, në unison me njëra tjetrën, Gjykata e Faktit dhe ajo e Apelit kishin vendosur rrëzimin e akuzës "Ndërtim i paligjshëm" , ndërsa për akuzën e dhunimit të varreve, Disho ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me një vit burg. Pushim i çështjes nga Gjykata e Apelit për akuzën e dhunimit të varreve në seancën e fundit u argumentua me faktin se nuk është kryer vepër penale.
Skandali i dhunimit të varreve u zbulua në vjeshtën e vitit 2010, kur pas ndërtimit të platesë së një përmendoreje të ushtarëve grekë dollën në sipërfaqe eshtrat e të vdekurve. Ishin banorë të fshatit Boboshticë që denoncuan dhunimin e varreve të të parëve të tyre, me qëllim ndërtimin e një memoriali për ushtarët grekë të rënë gjatë luftës italo-greke.
Organizata OMONIA kishte marrë përsipër ndërtimin e një memoriali me fondet e saj në varrezën që gjendet në brendësi të kishës së Shën Mërisë, me pretendimin se aty gjendeshin eshtrat e dy ushtarëve të rënë gjatë luftës italo-greke. Por sipas banorëve, në ato varreza nuk ka pasur asnjë ushtar grek të varrosur, megjithëse ata e pranojnë që në këtë periudhë është vrarë një ushtar grek në afërsi të fshatit Boboshticë. Ndërkaq, përveç ndërtimit të një shkallareje është ngritur memoriali, i cili ka shërbyer më pas për një ceremoni të organizuar nga OMONIA dhe konsullata greke në Korçë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Boboshticë, si nisi historia e varreve