Korçë, tentoi të kalojë kufirin me 204
kg kanabis, kapet shoferi i kamionit

KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar një 46-vjeçar pasi tentoi të kalojë pikën kufitare të Kapshticës me 204 kg kanabis sativa.

Uniformat blu ndaluan shoferin e kamionit Edmond Selimi të cilit gjatë kontrollit i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 50 pako të dyshuar me lëndë narkorike mariuanë.

46-vjeçari tentoi të dilte nga pika kufitare e Shqipërisë me një kamion, ngjyrë të bardhë me targë AA 839 HZ ndërsa dyshohet se destinacioni final ka qënë Greqia.

Policia raporton se mariuana ishte e paketuar me natriban të zi dhe ishte gati për në treg, ndërsa çdo pako kishte peshën 4-4.5 kg.

Materialet procedurale në ngarkim të Edmond Selimit i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë , për veprën penale “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

droga korce

droga korce

droga korce

 Foto të tjera 


Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati