KORCE - Një 29 vjeçar është arrestuar në flagrancë mbrëmjen e djeshme pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një minorene.

Arrestimi i Dhimitraq Gulimaçi banues në lagjen 1 Korçë, u bë mbrëmë në orën 21.30. 

“Rreth orës 09.00, të 1 majit në lagjen 3, në rrugën që të çon në malin e Moravës, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën S .S,16 vjet,në lagjen 17."- thuhet  në njoftimin e policisë. Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 - 18 vjeç”, e mbetur në tentativë. Arrestimi pasi e mitura S.S denoncoi në polici të riun.

(sg/shqiptarja.com)