KORÇE-26-vjeçari Konstandin Ziu i goditur me thikë në qafë ka rënë në koma në spitalin e Traumës.
Plagosja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e 6 shkurtit 2025 në lagjen 10 të qytetit të Korçës, ndërsa policia ka identifikuar autorin personin me inicialet J. R., 22 vjeç.
Hetuesit thonë se i riu u plagos pas një konflikti nga një 22-vjeçar ku e pranishme ishte edhe një vajzë. Autori në arrati la në vendngjarje makinën me qira ndërsa hetohet mundësia e një konflikt të nisur në burg.

Deri tani 10 persona janë marrë në pyetje.
‘Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se shtetasi Kostandin Ziu, 26 vjeç, është dëmtuar me mjet prerës nga shtetasi J. R., 22 vjeç, gjatë një konflikti fizik. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 22- vjeçarit J. R’, njoftoi sot policia.
Kostandin Ziu kishte dy javë që ka dalë nga burgu i Peqinit aty ku kryente dënimin për veprën penale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve.
Ende nuk dihet shkaku por policia po heton në disa pista duke filluar nga një motiv banal e deri tek një konflikt i mundshëm që mund të ketë nisur në burg.
S.B/S.G/Shqiptarja.comKomente

