Korçë, Voskopoja i rikthehet
traditës së kalldrëmeve

Korçë, Voskopoja i rikthehet<br />traditës së kalldrëmeve
VOSKOPOJE - E ndodhur vetëm 20 km larg qytetit të Korçës dhe e njohur për turizmin e saj malor, Voskopoja po i kthehet tashmë traditës rreth 300-vjeçare të kalldrëmeve. Prej një viti ka filluar zbatimi i projektit për të shtruar me kalldrëm rrugët që kanë qënë tradicioonalisht të tilla, por që pesha e kohës  i ka çuar drejt degradimit, duke krijuar gropa të shumta si dhe duke shkatërruar kalldrëmet e vjetra qindravjeçare.  

Rrugët kryesore, “Gjergji Simonsina” dhe Rilindja voskopojare” janë të parat, tek të cilat ka filluar të punohet për të vijuar më pas dhe me të tjerat. Sipas kreut të komunës Voskopojë, Nexhip Bacelli, dimri i këtij viti ndërpreu përkohësisht punimet, të cilat rifilluan sërish në pranverë. Edhe pse do të punohet gjatë dy muajve të verës, Bacelli siguron se kjo nuk do të pengojë aspak turizmin, përkundrazi Voskopoja do i mirëpresë turistët e saj si më parë.

Krahas ndërtimeve të shumta në banesa, hotele dhe restorante, ky investim i ri në kalldrëme pritet të ndikoj pozitivisht në zhvillimin e zonës, banorët e së cilës i sigurojnë të ardhurat kryesore nga turizmi. Investimi për rrikthimin e kalldrëmeve po kryet me një fond prej 29 milionë lekësh të reja.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim