KORÇË- Dy vjedhje në biznese janë zbardhur nga Policia e Korçës, ndërsa një 18-vjeçar me iniciale A.H. është arrestuar dhe bashkëpunëtori i tij, E.Ll., po 18 vjeç, është shpallur në kërkim.
Dy të rinjtë dyshohet se një muaj më parë kanë vjedhur para dhe mallra në një market në lagjen nr. 16. Ata dyshohet se kanë vjedhur edhe një bar-kafe në lagjen nr. 9, disa javë më parë.
Policia arriti të dokumentojë dy vjedhjet pas këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë dhe veprimeve të tjera hetimore.









Komente
Komento