KORÇË - Partia Socialiste ka mbyllur sonte fushatën për zgjedhjet lokale në Korçë. Në këtë takim përmbyllës është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka bërë apel që të gjithë qytetarët të dalin dhe të votojnë në datën 3 nëntor për kandidatin e të majtës, Sotiraq Filo.

Rama tha se, ish-kryetari i kësaj bashkie, Niko Peleshi, është pjesë e qeverisë pasi është menaxher i suksesshëm. “Jam krenar që pjesë e skuadrës është edhe Niko Peleshi i cili është bërë zëvendëskryeministër, sepse është një menaxher i suksesshëm”, tha Rama.

U befasuam nga mikpritja juaj. Ky është miting më i madh se përpara 23 qershorit dhe rruga jonë e suksesit është sepse punojmë të gjithë si një skuadër”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

edi rama ne korce
(Në foto: Kryeministri Edi Rama duke përshëndetur qytetarët e Korçës)

Sipas kryeministrit, “fitorja në Korçë nuk diskutohet, por vota e hedhur të dielën ka vlerë për të ardhmen, sepse ky qytet do të vazhdojë projektin e nisur që më parë”.
Duke folur në këtë miting, ish-kreu i bashkisë, aktualisht zv/kryeministër, Niko Peleshi tha se, “Sotiraq Filo është kryetari i duhur për Korçën”. Gjithashtu ai theksoi se, “qeveria do të mbështesë projektet e bashkisë së Korçës”.

edi rama ne korce
(Në foto: Kryeministri Edi Rama duke përshëndetur e takuar qytetarët e Korçës)

Zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Korçës, zhvillohen të dielën dhe në garë janë Sotiraq Filo i aleancës së majtë dhe Sotiraq Stradobërdha i aleancës së djathtë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)