KORÇË - Vatra zjarri me intensitet janë aktivizuar në zonën e Maliqit më konkretisht në pyllin e Bodës, ditën e sotme.
Sipas informacioneve mësohet se shërbimi zjarrfikës Maliq ka qenë aty që në çastet e para të sinjalizimit të zjarrit por terreni i thyer malor iu ka krijuar vështirësi.
Punonjësit e zjarrfikëses po përpiqen ta mbajnë nën kontroll zjarrin me mjete rrethanore pasi terreni i thyer malor e bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse me mjetet e tyre ndaj dhe sipas informacioneve është kërkuar ndihmë shtesë për të izoluar vatrat aktive të cilat kanë intensitet.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Aktualisht në terren ka zbritur edhe prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole i cili po vëzhgon nga afër situatën.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)