Një aksident ka ndodhur sot në unazën e qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake dy mjete janë përplasur me njëra -tjetrën dhe si pasojë e përplasjes një nga mjetet ka përfunduar në lulishte duke dëmtuar lehtë edhe një të moshuar që po pushonte aty.

Paraprakisht shkak i akaidentit dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara.

Policia po merret me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.