Korçë/ Policia aksion kundër lojërave të fatit, kontrolle të shumta në lokalet e qytetit, dhjetëra të shoqëruar

Policia ka zhvilluar këtë mbrëmje një aksion kundër lojërave të fatit në Korçë. Dhjetëra persona janë shoqëruar në komisariat pas kontrolleve të imtësishme të kryera në lokale të ndryshme të qytetit juglindor.

Forcat "Shqiponja" dhe patrullat e komisariatit prej 1 ore kanë filluar aksionin i cili është ende në vazhdim për të kapur persona të cilët vendosin baste sportive me qëllim goditjen e këtij aktiviteti të paligjshëm.

Nuk dihet ende nëse do të ketë të arrestuar por numri i të shoqëruarve është i lartë dhe aktualisht po merren në pyetje nga oficerët e policisë.

K.M/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 22/03/2025 10:02

    Ato kane qene dhe do jene apo beni zhurme kot ?

    Përgjigju
  • Anna: 21/03/2025 23:44

    E po kemi polici te forte Luftojnë me mullinjte e eres Meren me peshqit e ngordhur

    Përgjigju
  • jorgo: 21/03/2025 22:28

    si sju vjen turp e keni mbush qytetin me kompiutera te kinemaja plot ne radanec plot dhe godisni ata qe jane jashte listave te pagesave mortja policise korces dhe drejtorit

    Përgjigju
    • Loni: 21/03/2025 23:06

      Po keshtu funksionon o Jorgo. Si edhe llotot si edhe cdo gje ne kete komb. Mos u habit. Cdo gje dihet edhe asgje nuk behet. Gjobevenes me uniforme kudo.

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!