KORÇË- Një 66-vjeçar P.Th është arrestuar nga policia e Korçës pas një konflikti me të birin e tij. Policia ka ndërhyrë menjëherë pas një informacioni të marrë se në fshatin Drenovë kishte konflikt në një familje, dhe se i zoti i banesës posedonte armë zjarr. Falë veprimeve të shpejta të policisë u parandalua përshkallëzimi i konflikti, që mund të sillte pasoja të rënda për jetën.
Gjatë kontrollit në banesën e 66-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, municione luftarake, si edhe pajisje shpërthyese.
Ndërkohë ai do të akuzohet, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.