“I kërkoj falje popullit të Koresë dhe familjeve të viktimave për tragjedinë. Rryma e ujërave ishte shumë e fortë dhe temperatura e ujit shumë e fohtë. Anija e shpëtimit ende nuk kishte ardhur prandaj mendova se nëse udhëtarët do të hidheshin në det do të humbnin jetën nga të ftohtit ose rryma do t’i merrte me vete. E di që kam gabuar por edhe timoni i anijes u kthye më shumë se ç'duhej”.
Lee Joon-seok së bashku me disa anëtarë të ekuipazhit kanë qenë ndër të parët që braktisën anijen, duke lënë qindra udhëtarë mes të cilëve dhe fëmijë shkolle në mëshirë të fatit.
Autoritetet koreano-jugore po hetojnë kthesën e fortë që morri anija. Sipas tyre operacionet e shpëtimit do të zgjasin 1 deri në 2 muaj.
Deri më tani 32 persona kanë humbur jetën dhe 270 të tjerë janë shpallur të zhdukur. Ndërkohë nga 475 persona në bordin e anijes, 179 arritën të shpëtojnë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
