KOREA JUGORE - Kandilët e detit janë një problem shumë serioz në Korenë e Jugut. Shumimi i tyre përbën një problem për dëme ekologjike dhe ekonomike shumë të rënda. Sipas disa informacioneve, çdo vit kandilët e detit shkaktojnë në vend dëme 300 milionë dollarë në peshkim dhe në infrastrukturat bregdetare. Por, përbën rrezik edhe për njerëzit, ku janë paraqitur raste të shumta të helmimit nga pickimi i kandilëve të detit, ku edhe një fëmijë vdiq disa muaj më parë. 

Për të përballuar këtë problem, në Kore janë krijuar disa robotë kundër kandilëve të detit, të cilët peshkojnë grupe kandilësh deti dhe më pas i copëtojnë. Robotët kanë një sistem optik, që u lejon të individualizojnë kandilët e detit dhe disa presa për ti copëtuar ata. 

Rreth këtij sistemi të eleminimit të kandilëve të detit, nuk kanë munguar edhe protestat e animalistëve që e kanë cilësuar si një teknikë të tmerrshme. Por nga ana e tyre, krijuesit e kësaj teknike vetëmbrohen duke u shprehur se nuk ekzistojnë mënyra të tjera për të mbajtur nën kontroll shumimin e kandilëve të detit. 

Dhe gjithashtu, ata kanë nënvizuar se ndërhyrja e animalistëve është e padrejtë dhe për ta nuk ka asnjë masakër kafshësh, pasi nuk mund të quhet krudel fakti, të cilin mund ta krahasonim me atë të prerjes së barit në një kopësht.