/ATSH-AFP/ - Një rrjedhje gazi në një reaktor bërthamor në ndërtim në Korenë e Jugut shkaktoi sot tre të vdekur, ndërkohë që menaxheri i tij përjashtoi padyshim çdo lidhje me ndonjë sulm të mundshëm kibernetik që preku centralin javën e kaluar.
Një zëdhënës i KHNP (Korea Hydro and Nuclear Power) konfirmoi se nuk kishte asnjë kontaminim radioaktiv dhe asnjë rrjedhje radioaktive nuk ishte njoftuar.
"Por ne duhet të zbulojmë shkakun e kësaj rrjedhje gazi", shtoi ai.