Kore e Veriut, ekzekutohen me
artiljeri pesë oficerë të sigurimit

Kore e Veriut, ekzekutohen me<br />artiljeri pesë oficerë të sigurimit
KORE E VERIUT-Pesë zyrtarë të lartë të shërbimeve sekrete janë ekzekutuar në Korenë e Veriut, pasi janë akuzuar për raportime të rreme.

Lajmin e kanë bërë të ditur deputeti koreano-jugor Lee Cheol Woo, i cili ka deklaruar se agjencia e inteligjencës së Koresë së Jugut, ka raportuar në parlament se Koreja e Veriut, ka ekzekutuar me armë kundërajrore pesë zyrtarëve të shërbimit sekret.

Ndërkohë mësohet se edhe drejtori agjencisë së inteligjencës së Koresë së Veriut, Kim Wong hong, është dënuar me arrest shtëpie pas një hetimi të Partisë së Punës, i cili zbuloi se agjencia kishte abuzuar me pushtetin e saj, duke hartuar raporte të rreme të cilat kishin rënë në duart e diktatorit, Kim Jong-un.

Kim Wong hong, i cili e mori postin  e shefit të inteligjencës në vitin 2012, njihet si personi i cili çoi në arrestimin dhe ekzekutimin e xhaxhait të Kim Jong-un, më 13 dhjetor të 2013.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike