Kore e Veriut: Gati të sulmojmë
SHBA-në, ushtria në gatishmëri
FOTO/Stërvitja e re ushtarake

PENIANI- Koreja e Veriut ka vendosur ushtrinë në gjëndje "gatishmërie lufte" dhe njësitë strategjike të raketave janë urdhëruar të përgatiten për një sulm të mundshëm kundër bazave ushtarake amerikane në Hawai dhe Guam. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia zyrtare e lajmeve KCNA.

Kreu i ushtrisë popullore të Koresë deklaroi se të gjithë trupat e artilierisë përfshirë dhe njësitë strategjike të raketave me me rreze të gjatë do të vendosen në gjendjen A të gadishmërisë për luftë” shkruan Korean Central News Agency, KCNA, agjencia zyrtare e lajmeve në Korenë e Veriut

"Nga ky moment Komanda Supreme e Ushtrisë Koreano Veriore do të vendoset në gadishmëri lufte, dhe të gjitha njësitë e artilierisë me rreze të lartë me objektiv bazat armike të SHBA-s" shkruan agjencia zyrtare e lajmeve shtetërore e Koresë së Veriut.

Lajmi është bërë publik teksa KCNA pasqyron dhe disa imazhe ku duken pamje të një stërvitjeje të re të ushtrisë së shtetit të izoluar. Fotografitë tregojnë stërvitje për një sulm nga bregu duke përdorur artiljeri rakethedhëse

kore e veriut
(Foto: Imazhet e publikuara nga agjencia KCNA)

Lajmi është bërë publik teksa pasqyron dhe disa imazhe ku duken pamje të një stërvitjeje të re të ushtrisë së shtetit të izoluar. Fotografitë tregojnë përgatitje për një sulm të nisur nga bregu duke përdorur artiljeri raketahedhëse.
kim jong
(Foto: Imazhet e publikuara nga agjencia KCNA)
Retorika e Koresë së Veriut ka qenë kërcënuese ndaj SHBA-se se do ta sulmojë me armë atomike, që kur Këshilli i Sigurimit të OKB-së vendosi sanksione Penianit me qëllim që t'i ndëpriten burimet e financave për zhvillimin e programit bërthamor, si dhe stërvitje ushtarake të përbashkëta mes Koresë së Jugut dhe SHBA-s.

Të hënën Koreja e Jugut nënshkroi një marrveshje ushtarake me SHBA-n e cila ofron një përgjigje ushtarake të përbashkët mes dy vendeve në rast të një sulmi nga Koreja e Veriu.  Situata në gadishullin Korean u tensionua pas testit të tretë bërthamor nga Koreja e Veriut në shkurt, ku shumë fuqi botërore kanë paralajmëruar Penianin që të heqë dorë nga programi atomik dhe nga kërcënimet.

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Akuzohej për trafik droge dhe organizatë kriminale, GJKKO dënon me 5,4 vite burg Luis Çelën, përfitoi nga gjykimi i shkurtuar

Tiranë/ Akuzohej për trafik droge dhe organizatë kriminale, GJKKO dënon me 5,4 vite burg Luis Çelën, përfitoi nga gjykimi i shkurtuar