KORE e VERIUT - Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong–Un mund të ketë me dhjetëra llogari bankare në Shangai dhe në disa qytete të tjera të Kinës për një total rreth disa miliardë dollarë.
Sipas gazetës China Times, ky zbulim është bërë nga hetimet e investigatorëve nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut e nisur vite më parë.
Sipas një burimi janë zbuluar edhe disa emra të zyrtarëve të lartë të Koresë së Veriut përfshirë edhe ish-liderin, Kim Jong-il, cili është babai i presidentit aktual.
Ndërkohë Koreja e Veriut ka prishur, që prej datës 11 mars armëpushimin, që daton që prej vitit 1953 me Korenë e Jugut, pas ushtrimeve ushtarake me SHBA-n.
Peniani zyrtar akuzon SHBA-në se është duke përdorur këto ushtrime ushtarake në Korenë e Jugut si një shkas për të nisur një luftë bërthamore.
Tensionet në gadishullin Korean janë rritur, që nga momenti kur Koreja e Veriut kreu provën e tretë bërthamore më 12 shkurt, duke marrë edhe sanksione të tjera nga OKB-ja.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com