Kore e Veriut, Kim Jong Un në
rrezik për jetën nga djathi zviceran

Kore e Veriut, Kim Jong Un në<br />rrezik për jetën nga djathi zviceran
KORE E VERIUT- Ndërsa raportohet shpesh në mediat ndërkombëtare mbi urinë mes banorëve të Koresë së Veriut, lideri Kim Jong Un, sipas Inquisitrs, po rrezikon jetën nga obeziteti. Shkak për mbipeshën e tij dyshohet të jetë mania dhe vartësia e diktatorit për djathin zviceran, Emmental.

Emmental është i njohur botërisht si “djathi zviceran me vrima”, dhe Kim Jon Un është bërë vartës i tij qysh kur ishte me studime në Zvicër. Ku njerëzit që e rrethonin raportonin dhe për sasi të mëdha djathi të konsumuara nga ana e “studentit special nga Korea e Veriut”.

Pavarësisht sanksioneve dhe embargove nga ana e vendeve perëndimore Koreja e Veriut importon sasi të mëdha të djathit Emmental nga Zvicra, vetëm për shkak të vartësisë së komandantit suprem Kim Jong Un. Kjo vartësi ka çuar dhe në disa dështime rradhazi në prodhimin e këtij djathi brenda vendit.

Dhe pikërisht ky djath, Emmental,  sipas disa ekspertëve, është shkaktari i problemeve shëndetësorë të Kim Jong Un. Ndërsa ky i fundit është shëndoshur aq shumë sa që në mediat e vendit shfaqet duke ecur dhe me ndihmën e një shkopi. Të shumtë janë dhe ata që hipotizojnë se , pavarësisht probleme të rënda shëndetësore, obeziteti Kim Jong Un-it i shkon për shtat pasi kështu mund ti ngjajë më shumë gjyshit të tij, i cilësuar nga Koreanët e Veriut si lideri i përjetshëm.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor