Kore e Veriut ,shfaqet djali sekret i
Kim Jong-nam:Babai im u vra/ VD

Kore e Veriut ,shfaqet djali sekret i<br />Kim Jong-nam:Babai im u vra/ VD
“Jam pjesë e familjes Kim. Babai im është vrarë pak ditë më parë, tani jam me nënën dhe motrën time” kështu shprehet djali i gjysmë vëllait të diktatorit Kim Jong un i cili u vra në një aeroport të Malajzisë pak ditë më parë.

 21-vjeçari Kim Han-Sol publikoi një video 40 sekonda në You Tube.

Në rrëfimin e tij ai tregon se është i mbrojtur në një vend sekret.

“I jam shumë mirënjohës…” thotë i riu ndërsa pjesa tjetër është censuruar. 21-vjecari tregon edhe një pashaportë diplomatike koreanoveriore, por që përmban të dhënat e tij.
Gjysmë vëllai i Kim Jong un, Kim Jong –nam u vra në aeroportin e Kuala Lampur pak javë më parë.

Ai u helmua ndërsa autorët dyshohet se janë agjentë të Koresë së Veriut dërguar nga vëllai i tij. Jon nam jetonte larg vendit duke u fshehur pasi kishte frikën se do të vritej pasi kundërshtonte regjimin e familjes.

Vrasja e tij ka tensionuar raportet mes Koresë dhe Malajzisë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike