KORE E VERIUT - Pavarësisht tensioneve në rritje në gadishullin Korean, turistët vendas dhe të huaj erdhën në kufirin ndërkorean në krahun e Koresë së Veriut.
Qindra turistë vizituan pikën e përbashkët e të dy Koreve në afërsi të zonës së demilitarizuar ku edhe disa prej tyre ishin të shqetësuar.
Ne jemi shumë të frikësuar në lidhje me kërcënimet e Penianit se do të sulmojë me raketa bërthamore tha një turist japonez.
Ndërsa një turist korean i lindur në Amerikë tha se ky është vetëm një kërcënim dhe nuk mendonte se një luftë do të shpërthente pasi do të kishte pasoja të mëdha ekonomike dhe njerëzore.
Ditët e fundit kërcënimet e Koresë së Veriut janë përshkallëzuar cdo ditë duke thënë se në objektivet e tyre janë SHBA-ja dhe Koreja e Jugut dhe se do t’i godasë me raketa bërthamore.
Ndërkohë fqinji jugor tha se Peniani ka vendosur në bregun lindor të saj dy raketa me rreze mesatare e cila shihet si pjesë e stërvitjes ushtarake nga ana e saj.
Kompleksi industrial Kaesong i cili është hapur në vitin 2004 është mjaft i rëndësishëm për të dy Koretë pasi ofron çdo vit rreth 2 miliardë dollarë në tregti.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com