KORE E VERIUT - Zyrtarë amerikanë kanë minimizuar kërcënimin për luftë në gadishullin Korean pas kërcënimeve të njëpasnjëshme prej javësh nga Peniani.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara “nuk do të surprizoheshin”, nëse Korea e Veriut do të lëshonte ndonjë raketë, ndërsa një officer i lartë i ushtrisë amerikane tha se kërcënimet e fundit po rezultojnë në taktika tashmë të njohura.
Prej disa javëve Peniani ka kërcënuar se do të sulmojë si Shtetet e Bashkuara edhe Korenë e Jugut me raketa bërthamore.
Të premten Peniani njoftoi të gjitha ambasadat e huaja se nuk do të mund t’u sigurojë dot mbrojtje në këtë konflikt, duke u kërkuar të gjithë diplomatëve t’u raportonin Ministrisë së Jashtme deri në 10 prill, se çfarë u nevojitet për t’u evakuuar.
Mediat koreano-jugore raportuan se Veriu komunist ka vendour në bregun lindor një bateri raketash dhe për të monitoruar situatën në gadishull Korean, Koreja e Jugut ka vendosur në brigjet lindore e perëndimore dy luftanije të pajisura me sisteme mbrojtje anti-raketë.
Sipas disa ekspertëve të gjeopolitikës, pas retorikës luftarake të liderit koreano-verior Kim Jong nuk qëndron asnjë mundësi reale veprimi.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com