Kore, trashëgimtari i Samsung i
korruptuar, rrezikon burgun

Kore, trashëgimtari i Samsung i<br />korruptuar, rrezikon burgun
Pronari i gjigandit të elektronikës “Samsung” Lee Jae yong  do të paditet zyrtarisht për korruspion.

Zyra e prokurorit njoftoi se, akuzat ndaj bosit de fakto të Samsung bien edhe mbi 4 drejtorë të tjerë të kompanisë, tre prej të  cilëve dhanë dorëheqjen ditën e martë.

Jong juridikisht është zv.president por në fakt është pronari i gjigandit prej dy vitesh që në kohën kur babai i tij Lee Kun-hee u detyrua të dorëhiqet për shkak të një sëmundje të rëndë.

Trashëgimtari akuzohet se ka dhuruar donacione me vlerë 36 milionë dollarë organizatave për të siguruar në këmbim mbështetje qeveritare për ristrukturimin e kompanisë.

Një lajm i tillë është një tjetër goditje për kompaninë e cila pak kohë më parë u prek nga skandali i Galaxy Note 7 bateria e të cilit shpërthente dhe bordi u detyrua ta tërhiqte nga tregu.

Inkriminimi i trashëgimtarit tashmë vë në diskutim vetë riorganizmin e kompanisë.

I riu lee, do të duhej të merrte drejtimin e gjigandit të teknologjisë por mesa duke ai i jep fund historisë dhe skenari i Samsung tashmë duhet rishkruar.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike