Korea e Jugut, gjykata rrëzon
presidenten Park Geun-hye nga posti

Korea e Jugut, gjykata rrëzon<br />presidenten Park Geun-hye nga posti
KORE E JUGUT-Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, është bërë udhëheqësja e parë e zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, e cila është e detyruar të lërë postin e saj nga gjykata.

Gjyqtarët kanë mbështetur unanimisht vendimin e parlamentit për ta fajësuar atë mbi rolin e saj në një skandal korrupsioni që përfshinte shoqen e saj të ngushtë Choi Soon-sil.
 
Presidentja Park është pezulluar nga detyra që prej muajit dhjetor dhe kryeministri ka marrë përsipër përgjegjësitë e saj.
 
Ndërkohë shkarkimi i Park do të thotë se vendi do t'i duhet të zgjedhi një president të ri deri në fillimin e muajit maj.
 
Nga ana tjetër, për Park shkarkimi shton mundësitë që ajo të ndiqet edhe penalisht pasi tashmë nuk mbrohet më nga imuniteti presidencial.
 
Shoqja e ngushtë e presidentes Park Geun-hye, Choi Soon-sil, akuzohet për korrupsion, ku ajo ka marrë shuma të mëdha parash nga kompani për të siguruar favore nga qeveria për to. Ish-presidentja Park, dyshohet të ketë bashkëpunuar në këtë aferë korruptive.
 
Të dyja të akuzuarat i kanë mohuar akuzat, ndërkohë hetimi është duke vazhduar.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit