KOREA E JUGUT-Shkon në 4 bilanci i viktimave të anijes që u mbyt 100 km larg ishullit Jeju në Korenë e Jugut mbrëmjen e djeshme. Mbi 300 të tjerë janë shpallur të zhdukur, ndërkohë që 164 persona kanë arritur të shpëtojnë. Anija kishte në bord 477 persona, 24 prej të cilëve ishin anëtarë të ekuipazhit, ndërsa pjesa më e madhe e pasagjerëve ishin studentë.
Anija ishte nisur nga porti i Inkeonit drejt ishullit Jeju, kur u mbyt 100 km larg bregut. Të mbijetuarit që arritën të shpëtonin u shprehën se ishin të frikësuar për pasagjerët që kishin mbetur në bord. Për shpëtimin e të mbijetuarve janë mobilizuar dhjetëra anije dhe helikopterë, skuadra zjarrfikësesh dhe rojet bregdetare.
Nuk ka ndonjë të dhënë për shkakun e mbytjes së anijes, por dëshmitarët thonë se dëgjuan një zhurmë të madhe para se anija të mbytej.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com