SEUL- Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut Kim Kwan- jin tha sot se Korea e Veriut ka lëvizur një raketë me rreze të ndërmjetme drejt brigjeve lindore si një provë e stërvitjes ushtarake, por që nuk ka qëllim goditjen e SHBA-së. Në një takim në komitetin parlamentar të mbrojtjes Kim mohoi lajmet e publikuara nga media se Peniani ka lëvizur një raketë KN-08 e cila besohet se ka një rreze prej 10 mijë kilometrash në drejtim të SHBA-së
Ushtria e Koresë së Veriut, ka paralajmëruar Uashingtonin se është e gatshme për të nisur një "sulm të pamëshirshëm", duke përfshirë edhe armët bërthamore. Kërcënimi i sotëm është i fundit në një seri të kërcënimeve nga Peniani, drejtuar Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.
Një zëdhënës i ushtrisë së Koresë së Veriut, i cili u citua nga Agjencia Qendrore Koreane Neës, ka deklaruar se “ushtria është e autorizuar për t'iu kundërvënë agresionit amerikan". Paralajmërimi erdhi pasi Pentagoni tha se do të vendosë një sistem të mbrojtjes raketore në bazën ushtarake Guam, për të forcuar kapacitetet e saja mbrojtëse në rajon.
Dje, sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel, retoriken kërcenues të Koresë së Veriut e cilësoi si një rrezik real, të qartë dhe kërcënim ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com